Vrasja e taksistit, rrëfehen prindërit e Musa Saraçit


Vrasja e taksistit, rrëfehen prindërit e Musa Saraçit

19:57 16/12/2016

Prindërit e Musa Saraçit, kanë mbetur të shokuar nga krimi që djali i tyre ka kryer. Dhurata Saraçi, nëna e autorit të dyshuar për vrasjen e taksistit Idriz Karriqi, shprehet se gjithçka e kishin mësuar nga televizionet. Gruaja hedh dyshime se i biri mund të jetë përdorur nga njerëz të tjerë për këtë grabitje.

Nëna rrëfen se i biri është i papunë dhe se herë pas here peshkon me vëllain e saj, për të fituar ndonjë qindarkë për mbijetesë.

Ndërsa babai Ramiz Saraçi rrëfen se 24 – vjeçarit nuk i ka munguar asgjë për të ndërmarrë një veprim të tillë. Ai thotë se i biri nuk ka qenë i dhunshëm.

Familja Saraçi jeton në fshatin Gosë të Kavajës, në gjendje të vështirë ekonomike. 

Tv Klan






Të ngjashme