Vrasja e turistit rus, kush është biznesmeni i arrestuar
Fatmir Kuçi, i arrestuar për vrasjen e turistit rus në plazhin e Himarës nuk është një emër i panjohur. 44-vjeçari nga Elbasani është një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit.
Mjafton një kërkim i vogël dhe rezulton se Kuçi është pronar, "Victoria Invest" e shtrirë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Një ditë më parë, rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” të Himarës, 44-vjeçari duke drejtuar mjetin lundrues tip “skaf-plastik”, me mbishkrimin “Black Arrow”, ka dëmtuar aksidentalisht Denis Kaiumov. Turisti ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës./tvklan.al