Vrasja e Xhabaftit, policia heton hakmarrjet e vjetra
Vrasja e Xhabaftit, policia heton hakmarrjet e vjetra
Shpërndaje
15:18 28/02/2014Për atentatin ndaj Baki Xhabaftit, policia ka shoqëruar mbi 40 persona mes tyre dhe shumë pjesetarë të familjes Ymeri me të cilët viktima ishte në hasmëri. Policia ka nisur hetimet në disa pista, por ajo që mban lidhur fillin e hetimit me atentatin e djeshëm janë hasmëritë.Që prej vitit 1995, hasmëritë mes fiseve Xhabafti dhe Ymeri kanë shkaktuar 10 të vrarë. Tashmë janë siguruar shumë të dhëna dhe dëshmi duke ngritur një skemë të asaj çka ka ndodhur ditët para atentatit. Mësohet se 40 vjeçari një ditë më parë ishte kthyer nga Gjermania dhe se automjeti i tij ka qenë i parkuar prej ditësh jashtë objektit ku jetonte në Vorë.I ndjeri ka lëvizur gjatë gjithë ditës me mjetin e tij pa ditur që poshtë sediljes mbante një sasi prej 500 gr tritol C4, e cila është aktivizuar nga autorët rreth orës 17:00, kohë në të cilën ai kthehej për në banesën e tij në qendër të Vorës. Anduena Llabani