Vrasja në Durrës – (23 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një i ri vdes pas një atentati në Durrës. Mbrëm vonë rreth orës 22 në lagjen 13 në Durrës tek unaza, persona ende të panjohur kanë qëlluar me breshëri të gjatë automatiku mbi një makinë BMW me targa të Durrësit. Sapo kanë qëlluar personat e panjohur janë larguar duke lënë drejtuesit e BMW në një pellg gjaku.
Ky i fundit me mbiemër Sotiri është gjetur nga policia durrsake i plagosur rëndë 15m larg vendit të atentatit. Me shpejtësi është dërguar më pas në spital nga vetë forcat e policisë. Por edhe pse mjekët kanë ndërhyrë direkt nuk kanë arritur ti shpëtojnë jetën të riut Sotiri. Policia durrsake nuk ka mundur akoma të zbuloj autorët e atentatit të djeshëm që i mori jetën Sotirit dhe po punon për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e shkaqeve të atentatit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj