Foto/ Vrasja në Durrës, ekspertiza: Viktima vdiq nga problemet në zemër
Një ditë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Durrësit ku një 60 – vjeçar u vra, pas një sherri pronësie, polica jep detaje.
Sipas burimeve të policisë viktima Agim Arapi dhe dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë konfliktuar me njëri- tjetrin me sende të forta për motive të dobëta (për një tub aspirimi).
Vëllezërit Ekonomi janë arrestuar nga polica pak minuta pas ngjarjes.
Autorët e arrestuar dhe Jurgen Kurti, i cili është dhëndri i Konstandinit i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë, i detyroheshin viktimës që ‘ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.
Viktima i’ a ka kërkuar Jurgen Kurti, paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.
Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushte.
Gjatë kësaj kohe Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.
Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët. /tvklan.al