Vrasja në Himarë, gjykata lë në qeli Kliti Lekën
53-vjeçari: Nikollaq Goro nuk më dha apartamentet
I qetë dhe më maskë anti-Covid, 53-vjeçari Kliti Leka, i cili 3 ditë më parë vrau biznesmenin Nikollaq Goro në Himarë, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës.
Ai ka pranuar krimin dhe nuk ka kërkuar lirimin nga qelia por është justifikuar duke thënë se Nikollaq Goro nuk mbajti fjalën për apartamentet.
Sipas Kliti Lekës, ai i kishte dhënë tokën Goros dhe në këmbim do merrte 3 apartamente, të cilat janë mohuar nga biznesmeni. 53-vjeçari pranoi se vrasjen e kishte organizuar që kur mori makinën me qira në Tiranë.
Kliti Leka akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Tv Klan