Dënohet me 35 – vite burg Gazmir Daci
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg Gazmir Dacin, i akuzuar për vrasjen e Valmir Kolaverit në Bathore një vit më parë dhe plagosjen e vëllait të tij. Me katër vite heqje lirie u dënua edhe babai i Gazmirit, Xhelal Daci për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Shkak për këtë krim, sipas Prokurorisë dyshohet të ishin konfliktet e nisura në Francë për trafikun e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe. Vrasja ndodhi në Nëntorit të 2015 -ës në një nga lokalet e zonës. 27 – vjeçari i shpëtoi policisë për disa ditë, por u zbulua në një hotel në dalje të Tiranës.
Kjo ngjarje u bë shkak për atentatin e Gushtit të këtij viti në burgun e Vaqarrit, ku qëndron Gazmir Daci. I vëllai i viktimës, Ergys Kolaveri së bashku me kushëririn e tij Enea Ceka, organizuan një atentat me snajper ndaj Dacit në kohën kur ky kishte dalë në ajrim. Dy organizatorët nuk mundën ta qëllojnë objektivin e tyre duke lënë në plagosur gabimisht kosovarin Lili Dule.
Tv Klan