Vrasja në Kavajë – (3 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Hakmarrja vret dy të rinj në rrethin e Kavajës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite në vendin e quajtur Bishti i Xhurit në afërsi të Rrogozhinës kur një automjeti me targa të Durrësit i është zënë pritë nga dy autovetura të tjera nga të cilat është qëlluar me armë zjarri.
Sipasoj kanë mbetur të vrarë në vend Pëllumb Tafa 25-vjeç dhe Skënder Allmeta 22-vjeç si dhe janë plagosur Fatmir Tafa 27-vjeç vëllai i Pëllumbit dhe Sabrije Proshka 50-vjeçe. Kjo e fundit është gjendur rastësisht aty dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ne spitalin e Lushnjes. Ndërsa i plagosuri tjetër, jashtë rrezikut për jetën, ndodhet në Komisariatin e Kavajës.
Atentatorët i kanë djegur viktimat në automjetin e tyre, pamjet e së cilës po i shihni. Sipas hetimeve paraprake nga ana e policisë së Komisariatit të Kavajës mendohet që motivi i atentatit të jetë hakmarrja pasi viktimat një vit më parë kanë vrarë në Itali një 30-vjeçar nga Kavaja.
Megjithatë uniformat blu ende nuk kanë asnjë informacion për identitetin e autorëve të krimit të larguar në drejtim të paditur./tvklan.al