Vrasja në Korçë, ndalohet xhaxhai dhe dy nipërit
Policia e Korçës ka ndaluar tre persona si autorë të dyshuar të vrasjes së 56-vjeçarit Nevruz Fiqi. Të ndaluarit janë xhaxhai dhe dy nipërit e tij; Arben Nazif 56 vjeç, Emiljano Nazif 30 vjeç dhe Edison Nazif 30 vjeç.
Policia sqaron se ditën e djeshme rreth orës 16:00, mes viktimës 3 të ndaluarve ka pasur një konflikt për motive të dobëta.
Të dyshuarit kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma 56-vjeçarin Nevruz Fiqi, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike ka humbur jetën gjatë natës në banesën e tij.
Trupi i të ndjerit u dërgua në morg për ekspertizë mjeko-ligjore. Do jetë rezultatet e autopsisë që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes. Ndërkohë, tre të ndaluarit akuzohen për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim.
/tvklan.al