Vrasja në Laç për pronësinë e gështenjave
Prokuroria e Kurbinit ka dërguar për gjykim Indrit Ndoci me akuzën e “vrasjes me dashje”, për ngjarjen ku mbeti i vdekur me armë zjarri Ndrec Prendi, më 12 tetor 2015 në fshatin Gallatë të Laçit. Po ashtu kjo Prokurori ka dërguar për gjykim me akuzën e kanosjes, motrën e autorit të vrasjes, Xhoana Ndoci.
Nga hetimi i Prokurorisë së Kurbinit ka rezultuar se shkak i konfliktit me pasojë të rëndë ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve për pronësinë mbi një sipërfaqe të mbjellë me gështenja. Dy familjet Ndoci dhe Prendi pretendojnë pronësinë mbi atë tokë dhe nuk lejojnë njëra-tjetrën për të mbledhur gështenjat.
Në bazë të akteve proceduriale, ka rezultuar se më datën 12.10.2015, rreth orës 07.00, në lagjen Lester, të fshatit Gallatë, të rrethit Kurbin, në një pyll me gështenja, pas një konflikti për motive pronësie, shtetasi Indrit Ndoci, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ndrec Preni.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar në drejtim të paditur.
Gjatë kqyrjes se vendit të ngjarjes, janë sekuestruar me cilesinë e provave materiale ; 6 gëzhoja të fishkëve të armëve të zjarrit mod 56, dhe 4 gëzhojat e tjera.
Gjatë kqyrjes së viktimës është konstatuar se kishte një plagë me armë zjarri në kokë.
Sipas Prokurosisë në 10 Tetor 2015, rreth orës 07.00 viktima dhe dy kunatat e tij kanë vajtur në vendin e quajtur, “Lajthia e madhe”, në fshatin Lester, për të mbledhur gështenja.
Sipas njërës nga kunata e viktimës, E. Preni aty janë ndeshur me Xhoana Ndocin, e cila ka patur me vete një armë gjahu, ccifte. Kjo e fundit i ka kkërkuar të ndalojë pasi ajo ishte toka e tyre dhe ka qëlluar në ajër, pas saj në një sditancë rreth 20 metra ka qenë dhe vëllai i Xhoanës, Indriti i cili ka qëlluar me automatik, fillimisht në ajër më pas ndaj Ndrecë Prenit
Ndërsa nga ana e saj Xhoana Ndoci, në fillim ka treguar se atë ditë në mëngjes, ka vajtur tek ara në pyllin me gështenja, duke marre me vete edhe një armë gjahu çifte, të cilën, sipas saj, e kishte fshehur në ferrë. Kur kanë mbërritur Ndrec Preni bashkë me dy kunatat e tij, ajo ju ka thënë atyre qe te largohen nga andej, por pasi ka parë që ata nuk i janë bindur thirrjes së saj, ajo qëlluar me armë gjahu në drejtim të Ndrecës dhe e ka vrarë në vend ate.
Ndërsa, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, e arrestuara, Xhoana Ndoci ka shpjeguar se nuk është ajo që e ka bërë vrasjen, por në momentin që ajo ishte duke u konfliktuar me Ndrec Prenin, ka dëgjuar krisma arme të cilat vinin nga drejtimi ku ishte vëllai i saj, Indrit Ndocit, dhe po në këtë moment ka pare Ndrecën që është rrëzuar përtoke dhe është vrarë. Ajo ka deklaruar se kishte marrë përsipër vrasjen me qëllim për t’ju shmangur ndonjë hakmarrje që familjarët e viktimës, mund të bënin atë ditë ndaj vëllait të saj të vetëm, Indrit Ndocit.
Të nesërmen e ngjarjes, autori i veprës, Indrit Ndoci, është vetëdorëzuar në polici duke dorëzuar edhe armën e zjarrit me të cilën ka kryer vrasjen. Sipas të akuzuarit për vrasje, atë mëngjes rreth orës 06.00, ka dalë nga shtëpia dhe ka vajtur në fshatin Selite për te shkuar tek toka e tij që ka në pyllin me gështenja, duke marre me vete edhe një arme zjarri pushkë, 10-she. Kur ka vajtur tek ara, në ate vend, ka ardhur A. Prendi dhe Y. Prendi, të cilët sipas tij ishin të armatosur me pistoleta, dhe ai ka qëlluar dy herë në ajër për t’i trembur, dhe për këtë shkak ata janë larguar nga ky vend për në banesat e tyre .
Më pas rreth orës 7.00, sipas Nodcit, në atë vend, ka vajtur Ndrec Preni bashkë me dy kunatat e tij, për të mbledhe gështenja.
Tek ata eshte afruar motra e Indritit, Xhoana Ndoci, e cila ka debatuar me Ndrecen që ai te largohej nga ai vend, por sipas Indritit ky i fundit e ka fyer dhe e ka kapur për flokesh Xhoanen. Indriti shpjegon se duke parë këtë skenë, ka qëlluar me armën e zjarrit që kishte me vete rreth 70 metër larg tyre, me qëllim që të largoheshin nga motra e tij dhe te mos e godisnin më, ku njera nga predhat e ka goditur për vdekje, Ndrecën./tvklan.al