12:28 18/02/2014Një prej katër të arrestuarve nga policia e Lushnjës për vrasjen e Besnik Dingozit një ditë më parë në fshatin Zhamë ka pranuar autorësinë e krimit.Xhevahir Meta ka thënë se ishte ai që qëlloi me çifte mbi 33-vjeçarin pas një konflikti pronësie.Policia vuri në pranga edhe 70-vjeçarin, Skënder Meta, babain e autorit, i cili i kishte dhënë djalit armën e krimit.Viktima, Besnik Dingozi ishte duke hapur gropa për mbjelljen e ullinjve kur u qëllua me çifte nga bashkëfshatari i tij.Autoritetet lokale dhe policia e shtetit ishin në dijeni të konfliktit mes tyre, por janë mjaftuar vetëm me marrje të deklaratave nga palët pa çuar në zgjidhjen e çështjes.