Sarandë/Vrasja në Shëndëlli, arrest me burg për të dyshuarin e tretë

Viktima Aleksandër Bardhi

Sarandë/Vrasja në Shëndëlli, arrest me burg për të dyshuarin e tretë

17:46 01/10/2016

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për 30 – vjeçarin Eduart Gjonaj, banues në fshatin Shëndëlli të Sarandës, i dyshuar si autor i vrasjes së 56 – vjeçarit Aleksandër Bardhi.

Gjonaj është autori i tretë i dyshuar për vrasjen e ndodhur më datë 24 Shtator në këtë fshat. Ai u arrestua pak ditë pas kësaj ngjarjeje. Më herët policia arrestoi dy persona të tjerë si të autorë të dyshuar, Ferndando Deda 29 – vjeç dhe Gj.A 16 – vjeç.

Gjatë dhënies së masës së sigurisë, Gjonaj mësohet se i ka mohuar kategorikisht akuzat për vrasjen e 56 – vjeçarit Bardhi, ashtu sikurse edhe dy të dyshuarit e tjerë.

Megjithatë edhe për 30 – vjeçarin, Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, të njëjtën masë që kjo gjykatë dha edhe për dy të arrestuarit e tjerë.

Aleksandër Bardhi u vra në orët e vona të 24 Shtatorit. Ai ishte vëllai i ish – kryetarit të komunës Kaçinar, Mirditë, Petrit Bardhi.

Aktualisht mësohet se policia po heton në disa pista./tvklan.al






Të ngjashme