Vrasja në Tiranë – (29 Shtator 1999)


Vrasja në Tiranë – (29 Shtator 1999)

17:43 29/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një tjetër vrasje ka tronditur kryeqytetin. Dje në lagjen periferike të Babrrusë është vrarë me armë zjarri 34-vjeçari Albert Tujani. Ngjarja ka ndodhur pranë Kafes së Rremës, ndërsa Tujani po pinte një kafe në lokal. Aty ka lindur një grindje banale mes Tujanit dhe pronarit të lokalit, ky i fundit i revoltuar nga grindja me Tujanin merr pushkën që mbante posht banakut dhe e godet atë për vdekje.

Më vonë mësohet se Albert Tujani nga fshati Tujan ishte kunati i Nehat Kullës. Pronari i lokalit pasi vret Tujanin largohet në drejtim të paditur dhe akoma nuk është kapur nga policia. Vrasjet dhe terrori janë kthyer frikshëm në kryeqytet. Vetëm tre ditë më parë në qendër të Tiranës, një tjetër vrasje një tjetër viktimë.

Një i ri nga Vlora ekzekutohet nga gjaksi i tij vetëm pak metra larg Ministrisë së Rendit. Si gjithmonë dhe atëhere vrasësi largohet në drejtim të paditur duke lënë policinë e kryeqytetit dhe krerët e saj vetëm të mbledhin gëzhojat e armëve vrasëse dhe të dërgojnë kufomat në morg, pa mundur të parandalojnë krimet dhe gjetur autorët e saj./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme