Vrasja në Tiranë, në kërkim oficeri i SHIK-ut Marian Rroku – (30 Mars 2001)

https://youtu.be/EL2bZYitT7s

Vrasja në Tiranë, në kërkim oficeri i SHIK-ut Marian Rroku – (30 Mars 2001)

18:19 30/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Asnjë gjurmë deri tani për vendndodhjen e Marian Rrokut, oficerit të SHIK-ut, autorit të masakrës së djeshme në kryeqytet. Drejtues të policisë së Tiranës thanë sot, se operacioni për kapjen e tij po ndiqet nga një grup ekspertësh të kriminalistikës. Ndërsa vetë shefi i SHIK Fatos Klosi, sot ka shprehur habinë e tij, për kryerjen e masakrës nga ish-oficeri i tij me origjinë nga Shkodra Marian Rroku.

Isha në dijeni të problemit, tha Klosi dhe kam kontaktuar vetë edhe me familjarë të vajzës edhe me Marianin, i cili më kishte premtuar se do të hiqte dorë pas refuzimit të familjes së Aldës. Rreth 3 vjet punë në Shërbimin Informativ të Tiranës thotë Klosi, Rroku ka qenë një nga oficerët më të mirë dhe të urtë, por ja që fatkeqësia nënë e bijë nuk mund të evitohej.

Kjo është shtëpia ku jetonin prej tre muajsh Mbarime dhe Alda me dy motrat e tjera, vetëm pak metra larg vendit të krimit. I ati i Aldës dhe bashkëshorti i Mbarimes, i cili është drejtor shkolle në Mallakastër, e ka mësuar lajmin e hidhur vetëm mbrëmë kur është futur në oborrin e shtëpisë. Vrasja e dyfishtë ka përsëritur fenomenin, ku autorë vrasjesh bëhen oficerë të paguar nga shteti./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme