Vrasja në Tiranë, Shqiponjat – (20 Shtator 1999)


Vrasja në Tiranë, Shqiponjat – (20 Shtator 1999)

09:58 20/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vritet në Tiranë një pronar magazine medikamentesh mjeksore. Sot rreth orës 10 e 15 minuta është qëlluar me armë zjarri pistolete Albert Çeku 41-vjeç, pronar i një magazine barnash tek ish-Fabrika e Verës. Sipas policisë autori i atentatit ishte nje i ri 18-19 vjeçar, i cili i kishte kërkuar rojes të takonte viktimën. I riu e ka qelluar Çekun pa i thënë asnjë fjalë dhe më pas viktima është dërguar në Spitalin Ushtarak ku dhe ka vdekur. I riu atentator pas të shtënave fatale është larguar në drejtim të paditur. Menjëhërë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të komisariatit nr.2. Policia po punon për të përcaktuar pistat e ngjarjes.

Policët e Repartit Shqiponja konfrontohen me gardistet e Republikës. Dje një patrullë e këtij reparti ka ndaluar për kontroll një furgon benz dhe i kanë kërkuar shtetasit Xhemal Gjokrazi të paraqesë dokumentat e automjetit por ai i ka kundërshtuar uniformat blu. Në ndihmë të tij ka ardhur shtetasi P.Deda që pas verifikimit rezultoi që ishte oficer i Gardës së Republikës.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin e ndaluar u gjet një pistoletë TT me fishek në gojë dhe një automatik kallashnikov me tre krehëra fishekë dhe automjetit i mungonte siguracioni dhe akt përdorimi, ndërsa leja e qarkullimit nuk ishte në emrin e Gjokrazit. Të dy të ndaluarit u shoqëruan në Komisariatin 1 të Tiranës. Nga burime të Tv Klan në Drejtorinë e Policisë, mësohët se Gardisti Deda do ballafaqohet me dy policët e patrullës Shqiponja tek kolonel Mit’hat Havari, përpara se të konkludohet juridikisht./tvklan.al






Të ngjashme