Vrasja në Valias edhe për kanabis, policia sekuestron 150 kubikë me bimë narkotike


Vrasja në Valias edhe për kanabis, policia sekuestron 150 kubikë me bimë narkotike

15:38 03/06/2016

150 kubikë kanabis sativa, që duken në këtë foto të siguruar nga Televizoni Klan, janë gjetur nga Policia e Tiranës pasditen e djeshme, në shtëpinë e vëllezërve Kallari, pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

kanabis

Pronësia mbi tokën dhe mosmarrëveshjet për mbjelljen e lëndës narkotike, mbrapa shtëpisë së përbashkët, janë shkaqet e konfliktit që çoi në vrasjen e Elmir Kallarit, nga vëllai i tij, Afrimi.

Pas dorëzimit në polici, Afrim Kallari, me detyrë Inspektor i Zjarrëfikëses në Kombinat, është shfaqur i penduar dhe ka deklaruar se ngjarjen e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër, pas një inati të akumuluar me vëllain prej disa kohësh.

43 - vjeçari Kallari e qëlloi me armë gjahu vëllain. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe nëna e tyre, e cila po i ndante.

Ngjarja e rëndë ndodhi në brendësi të godinave të Ekonomisë Didaktike të Universitetit Bujqësor të Kamzës, ku 36 - vjeçari Elmir Kallari punonte si roje.

Tv Klan





Të ngjashme