Foto/ Vrasja në Vlorë, arrestohet një nga autorët
Policia ka zbardhur ngjarjen e cila tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e datës 20 Prill. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.
Sipas burimeve të poilicisë është bërë e mundur të arrestohet një nga autorët e vrasjes si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë Njoftimi i policisë. Ngjarja Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit "Fiks Fare" në lagjen "Ujë i ftohtë", është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë: 1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant). 2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal). 3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal). Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen "Ujë i Ftohtë" pranë vendit të quajtur "7 pallatet" në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit: - Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë. Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: 1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve". 2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzim Krimi". Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta. Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: - 1 armë zjarri Pistoletë të llojit "Revolver-Magnum", - 15 gëzhoja fishekësh. Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al