Vrasja në Vranisht të Vlorës, autori refuzon të japë sqarime në polici


Vrasja në Vranisht të Vlorës, autori refuzon të japë sqarime në polici

15:50 13/11/2016

Marjo Ribaj, i arrestuar si autor i vrasjes së shokut të tij, Fabjon Veizaj, dy ditë më parë në Vranisht të Vlorës, nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen.

23 – vjeçari ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të oficerëve të policisë. Por pavarësisht kësaj, grupi hetimor nuk ka dyshime se Ribaj është autor i vrasjes.

Ekspertët kanë sekuestruar armën e krimit, ndërsa në duart e të riut janë gjetur gjurmë baruti, ç’ka vërteton se ai ka qëlluar me armë. Policia e Vlorës ka arrestuar edhe mikun e autorit të vrasjes Endri Pango i cili dyshohet se e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Blutë e Vlorës arrestuan dy të rinjtë pas 10 orë kërkimesh. Sipas policisë, Marjo Ribaj kishte shkuar në banesën e viktimës për t’i marrë paratë për një makinë të cilin ia kishte shitur në muajin Gusht.

Por Fabjon Veizaj i kishte thënë se nuk kishte mundësi për t’i paguar. Për këtë arsye mes tyre ka patur një grindje dhe 23-vjeçari Ribaj ka marrë automatikun dhe e ka qëlluar për vdekje mikun e tij.

Tv Klan






Të ngjashme