Vrasja për gjakmarrje në Kamëz – (25 Janar 2001)


Vrasja për gjakmarrje në Kamëz – (25 Janar 2001)

11:08 25/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një 50 vjeçar është ekzekutuar sot me armë zjarri, në afërsi të fabrikës së pllakave pranë kthesës së Kamzës. Hamid Doku, punëtor i kësaj fabrike, ndërsa shkonte për në punë me biçikletë është qëlluar me breshëri automatiku. Vrasësit janë larguar menjëherë, ndërsa viktima ka ngelur përreth një orë pa marrë asnjë ndihmë mjekësore.

Sipas banorëve përreth, ai ka qenë gjallë për minuta të tëra, por mungesa e makinave apo e ndonjë telefoni, ka bërë që viktima të ngelet në mes të rrugës, vetëm me ndihmën e parë që i dha një kalimtar dhe një banore e lagjes. Mësohet se Hamid Doka nga Dibra, jetonte në zonën e kthesës së Kamës dhe vrasja e tij është bërë për motive gjakmarrje./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme