Vrasja pranë Ambasadës Jugosllave (8 Gusht 1999)


Vrasja pranë Ambasadës Jugosllave (8 Gusht 1999)

15:37 08/08/1999

Masakër në qendër të Tiranës e ndodhur vetëm pak minuta më parë. Bilanci paraprak duhet të jetë vërtet i zi, 3 të vrarë dhe 4 të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.00 në një lokal të vogël përballë godinës së Ambasadës Jugosllave në Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë ddhe dëshmitarëve okularë të ngjarjes, ka qënë një i ri ai që është afruar në një nga tavolinat e barit në rrugën e Durrësit i cili ka qëlluar me breshëri të pandërprerë mbi trupin e një 23 vjeçari. Por plumbat janë shpërndarë dhe rrotull mbi klientët e kalimtarët në atë orë piku lëvizjesh në Tiranë. Kjo ka shtuar dhe bilancin e viktimave. Të paktën 6 janë plagosur prej të cilëve dy më pas kanë vdekur në Spitalin Ushtarak ku janë dërguar urgjentisht.

Policët e ruajtjes së objekteve që ndodheshin vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes nuk kanë mundur të kryejnë asgjë ndaj agresorit veçse kanë mundur të lajmërojnë policët e Komisariatit të Tiranës vetëm pak metra larg vendit të masakrës .

Ndërkohë që killeri është larguar me shpejtësi me makinë, aty kanë mbërritur dhjetëra policë që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të fiksojnë provat dhe të lëvizin trupat. Nuk mësohet ende identiteti i të vrarëve dhe plagosurve si dhe motivet e ngjarjes.

Ky shënohet të jetë krimi më i rëndë pas atentatit të Tropojës të mërkurën dhe një tjetër ngjarje me përmasa të tilla të ndodhur të shtunën e kaluar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku u vra njëri nga pjesëtarët e bandës së Zanit./tvklan.al






Të ngjashme