Vrasja tek burgu 313 – (9 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ekzekutim mafioz në burgun 313 në Tiranë. Ilir Bardhi i izoluar në burgun e sigurisë së lartë ka mbetur i vrarë pas goditjes në kokë nga një plumb snajpëri. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15. Nga dritarja e pallatit vetëm 200m larg burgut 313, një i panjohur ka qëlluar me një goditje të vetme me armën snajper tip zviceran. Objektivi i snajperit ishte Ilir Bardhi, i izoluar në katin e tretë të burgut 313. I riu Bardhi i shoqëruar në spitalin Ushtarak, ka vdekur aty rreth orës 15:30.
Pasi ka eleminuar objektivin e tij, vrasësi profesionist ka zbritur shkallët dhe ka hipur në një makinë që e priste poshtë me targa italiane, por nuk ka bërë më shumë se 5m rrugë dhe shoferi është përplasur me trotuarin. Në këto momente si killer ashtu dhe shoferi dalin nga makina dhe bëjnë të largohen. Port re efektivë të forcave special të ndodhur rastësisht aty, kur kanë parë dy të rinjtë me armë në duar u janë hedhur për ti kapur. Specialet mundën të ndalojnë njërin prej tyre kurse tjetri arrinë të iki.
Atentatori profesionist tashmë ndodhet në spitalin Ushtarak, i aksidentuar nga makina nën ruajtjen e rreptë të policisë. Identiteti I tij për momentin nuk bëhet i njohur. Policia në vend ngjarje sekuestroj makinën, armën e krimit, snajperin zviceran, si dhe një automatik Tomson dhe dorezat e përdorura nga killer.
Ilir Bardhi i riu nga periferia e Tiranës, i vrarë sot pas një atentati të mirfilltë brenda në qelinë e tij, vuante masën e paraburgimit I akuzuar për vrasjen e dy të rinjve Denis Gina dhe Medjan Shehu. Sipas prokurorisë, Ilir Bardhi në bashkëpunim me Genc Ferhatin kanë qëlluar me anti-tank në autoblindin e tyre Ginën dhe Shehun, një vit më parë duke i lënë të vdekur. Bardhi e ka ndjerë rrezikun e eleminimit nga rivalët ndaj në shumë seanca gjyqsore është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij. Mirpo vrasësi ka mundur ta eleminoj sot brenda në qelinë e tij, në katin e tretë.
Shkaku më i mndshëm i vrasjes është hakmarrja por ngjarja do të sqarohet më mirë me dëshminë e vetë killerit që me bombën e tij jo vetëm që shkaktoi një victim tjetër në kryeqytet por zhvlerësoi dhe burgun 313 nga tituli reparti i sigurisë së lartë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj