Vrasje brenda familjes në Fier dhe Skrapar (2 Shkurt 1999)


Vrasje brenda familjes në Fier dhe Skrapar (2 Shkurt 1999)

09:06 02/02/1999

Rikthehen krimet makabre brenda familjes. Në Fier shtetasi Kujtim Cane vritet nga djali i tij 20 vjeçar, Alban Cane i cili është ushtar në Tiranë. Sipas fqinjëve dhe të afërmëve ata nuk kanë patur konflikte më parë me njëri-tjetrin dhe krimi nga i riu mbetet një rast makabër dhe i rrallë.

Para dy ditësh ai kishte shkuar me leje në shtëpi por me sa duket pas një grindje me të atin e ka qëlluar me automatik. Alban Cane është kapur nga Policia dhe do të duhet të përgjigjet pra Drejtësisë.

Një tjetër vrasje ka ndodhur në një fshat të Skraparit por është babai që vret fëmijën e tij. Konflikti mes vajzës dhe njerkës së saj kanë zemëruar burrin i cili duke dashur të mbrojë gruan e dytë i ka ngulur thikën në zemër vajzës së tij. Por babai vrasës nuk është mjaftuar me kaq. Pasi e ka ç’groposur nga oborri ai e ka djegur kufomën duke e vënë poshtë një mullari.

Më pas bën padi në Polici për humbjen e së bijës. Kanë qënë vetë forcat e policisë së Skraparit që kanë gjetur kockat dhe hirin e vajzës, poshtë mullarit të djegur. Drejtësia e Skraparit e dënoi burrin me 25 vjet burg./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme