13:42 28/04/2014Policia bregdetare e Durrësit i ka vënë prangat Edison Kajtazit i cili akuzohet për vrasjen e ndodhur të premten në lagjen Ali Demi.Tashëm arrin në shtatë, numri i personave të arrestuar për ekzekutimin më dhjetë plumba pistolete të biznesmenit, Ariel Zanka. Agron Goxhaj mbetet i dyshuari kryesor për krimin.Ndërsa, Artan Hasani, Enton Sada dhe Alket Halitaj do të japin shpjegime për të sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me ngjarjen.Policia bën me dije se nga hetimet e para rezulton se bëhet fjalë për një shumë prej 10 mijë eurosh, që miqtë e viktimës i kishin, Goxhajt. Viktima, Ariel Zanka kishte ndërhyrë që të bindte Goxhajn të shlyente borxhin në kohë.tvklan.al