Vrasje e dyfishtë në Fier (26 Janar 1999)


Vrasje e dyfishtë në Fier (26 Janar 1999)

10:51 26/01/1999

Dy vrasje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në rrethin e Fierit. Abedin Reshlani ka qëlluar me pistoletë bashkëfshatarin e tij Hilmi Lushaku. Sapo ka mbërritur në shtepi ai ka nxitur dy djemtë e tij të merrnin armët dhe të vrisnin vëllanë e Hilmiut. Këto dy vrasje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në fshatin Baldeza të rrethit të Fierit.

Pas një grindje të rëndomtë mes dy pesëdhjetë vjeçarëve, njëri prej tyre Abedin Reshlani nuk ka duruar më dhe e ka qëlluar me pistoletë Ilmi Lushakun. Por mesa duket urretja e plakut nuk është shfryrë akoma me viktimën e tij. Sapo ka arritur në shtëpi ai ka nxitur dhe dy bijtë e tij të merrnin armët dhe të vrisnin vëllanë e Ilmiut që vetëm 30 minuta më parë kishte vrarë vetë ai.

Të nxitur nga i ati Arturi 24 vjeç dhe Kujtimi 18, kanë marrë automatikun dhe janë vënë në ndjekje të Haki Lushakut i cili akoma nuk ishte vënë në dijeni të vrasjes së vëllait. Ndërsa po punonte tokën me traktor Hakiu është goditur me breshëri të gjatë automatiku nga dy të rinjtë Reshlani. Brenda 30 minuta dy vellëzërit Hilmi dhe Haki Lushaku kanë vdekur nga një grindje banale. Pas vrasjeve Abedin Reshlani dhe dy djemtë e tij Arturi dhe Kujtimi janë larguar nga fshati duke humbur gjurmët./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme