Vrasje e rëndë në Shtërmen të Elbasanit (17 Shkurt 1999)


Vrasje e rëndë në Shtërmen të Elbasanit (17 Shkurt 1999)

10:29 17/02/1999

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne fshatin Shtermen, 18 km larg Elbasanit. 27 vjeçari Pajtim Boci ka mbetur i vrarë i goditur për vdekje nga breshëritë e kallashnikovëve të njerëzve që kanë mbetur ende të panjohur. Atentati ka ndodhur dje kur fshati kishte mbetur i tëri i rrethuar nga errësira për pasojë e mungesës së dritave.

Atentatorët i janë afruar viktimës i cili sapo ishte duke dalë nga lokali dhe kanë qëlluar direkt mbi të. Burimet e policisë nuk kanë konfirmuar ende asgjë të saktë mbi rezultatin e hetimeve. Dyshimet e para kanë të bëjnë me të kaluarën e viktimës.

Boci ishte dënuar më parë me 15 vjet për një vrasje të ndodhur kohë më parë në fshatin e tij. Me hapjen e burgjeve në vitin 1997 ai ishte larguar nga vendi dhe ishte rikthyer në fshat vetëm disa ditë më parë. Mbase pikërisht hakmarrja e ngjarjeve të së kaluarës i ka kushtuar edhe jetën./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme