Vrasje me armë, një i vdekur dhe dy të plagosur në Prishtinë
Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Një person është vrarë dhe dy janë plagosur. Vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes kurse të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK”
, ka thënë Ahmeti.
“Është herët të flitet për motivet, mirëpo policia ndodhet atje dhe po bën ekzaminimin e vendit të ngjarjes”,
ka shtuar ajo. /klankosova