Vritet në oborrin e shtëpisë 60-vjeçari, shkak dyshohet hasmëria
Një 60-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së dielës në hyrje te banesës së tij në Mat.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj dhe viktimë ka mbetur Hajredin Lleshi. 60-vjeçari është qëlluar me breshëri kallshnikovi ne oborrin e banesës së tij. Si pasojë ai ka mbetur i vdekur në vend.
Njoftimin për vrasjen e ka bërë djali i viktimës, i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se persona të panjohur i kishin vrarë babanë.
Autoret e krimit e kanë thirrur ne emër Hajderin Lleshin, i cili ka dalë në oborr. Më pas mbi 60-vjeçarin është lëshuar një breshëri automatiku.
Blutë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes disa minuta pas krimit.
Postoblloqe janë ngritur në të gjitha pikat kryesore të zonës pasi autoret dyshohet se kanë ikur ne drejtim të Rrëshenit.
Forcat e policisë Dibër,Mat dhe Rrëshen janë të përfshira në krehjen e zonës. Disa pista hetimore ka ngritur policia, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes. Para tre vitesh viktimës i është vrarë i vëllai po për çështje hasmërie. Ndërsa po verifikohen edhe konflikte te tjera të familjes Lleshi./Tv Klan