Vrasje në Berat dhe Shkodër (28 Janar 1999)
Policia e Beratit kap një të akuzuar si autor të shumë vrasjeve. 21 vjeçari Bledar Kapllani kërkohej nga policia pasi akuzohej për vrasjen në bashkëpunim të Alban Sulkjes e Astrit Karamanit. Kapllani ka qënë i izoluar në burgun e Beratit.
Policia e Beratit e arrestoi të shumëkërkuarin në lagjen “Donika Kastrioti”. Dyshohet që Bledar Kapllani të jetë autori i disa vrasjeve të tjera në Berat gjatë vitit 1997. Policia e Beratit arrestoi dhe të riun Altin Frashlliu pasi ka vrarë shtetasit Bleart Toska dhe Eduart Gega.
Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin shkollës 8-vjeçare në fshatin Dorlys. Ndërsa në fshatin Barbullush persona të maskuar kanë hedhur në erë me dinamit lokalin e një banori të këtij fshati. Policia nuk ka identifikuar akoma autorët e dy ngjarjeve./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj