Vrasje në Laprakë, kapen autorët (26 Nëntor 1998)
Një i vrarë dhe një i plagosur ishte ky rezultati tragjik i një përleshjeje të ndodhur mbrëmë vonë në rrugën nacionale të Laprakës. Dy persona që tashmë janë arrestuar dyshohet se kanë vrarë me automatik 32 vjeçarin Muhamed Cakija që punonte si roje në një firme me materiale ndërtimi.
Furgoni me të cilin udhëtonin agresorët gjatë shkëmbimit të zjarrit është përplasur me bordurën dhe si pasojë një prej të dyshuarve është plagosur. Forcat e policisë së Komisariatit 2 kanë arritur të arrestonin vrasësit ndërsa kanë bllokuar si provë materiale një pistoletë, disa gëzhoja, një pushkë si dhe një furgon privat./tvklan.al