Vrasje në qendër të Tiranës – (24 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vritet një i ri në qendër të Tiranës. Pas një periudhe të qetë, krimi dhe vrasjet janë kthyer me tërë forcën në kryeqytet. Si pasoj e një atentati sot rreth orës 8 të mëngjesit ka humbur jetën 27-vjeçari Gani Neza nga Tropoja me banim në Tiranë. I riu Nez aka qenë duke ecur me makinën e tij në rrugën përball ish-Ekspozitës Shqipëria Sot para pallateve 1 Maji.
Sipas dëshmimtarëve okular një makinë tip Benz me xhama të errët po ecte pas makinës së Nezës dhe me sinjale ka kërkuar ta parakalojë atë. Neza ka mbajtur krahun dhe kur Benzi ka qenë paralel me makinën e viktimës, në ecje e sipër është qëlluar me breshëri të gjatë automatiku. Dëshmimtarët thanë se vrasësi ka qëlluar pa e ulur xhamin e makinës.
Shumë plumba kanë qëlluar 27-vjeçarin Gani Neza në kokë duke e lënë të vrarë atë në vend. Por plumbat e lëshuar nga Benzi mister kanë përfunduar edhe në një apartament në pallatet përball si dhe kanë plagosur një të moshuar që ndodhej në momentin e vrasjes së të riut në një lokal aty pranë. Sipas policisë autori i vrasjes është larguar menjëher nga vendngjarja dhe nuk ndihet destinacioni i tij. Mister gjithashtu dhe mbi identifikimin e vrasësit dhe shkaqet që sollën vrasjen e Gani Nezës.
Gani Neza i vrarë sot në orët e para të ditës ka qenë i angazhuar me forcat e rendit pak vite më parë. Vetëm pak ditë më parë Ganiut i është vrarë dhe një vëlla tjetër në Tropoj. Duke u nisur nga kjo ekspertët e policisë mendojnë se një pistë e mundshme është ndonjë hakmarrje e vjetër të Nezajve. Në vendngjarje edhe pse mbrriti Drejtori i Policisë së Tiranës Mit’hat Havari dhe specialistët e tjerë të kriminalistikës, nuk mbeti gjë tjetër veçse të dërgonin trupin e viktimës në morg./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj