
5 viktima në dy vrasje të lidhura
Një vrasje e trefishtë në Bavari dhe një tjetër vrasje me dy viktima në një qytet në veri kanë shokuar Gjermaninë. Hetuesit besojnë se të dyja krimet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Dy gra dhe një burrë të gjetur të pajetë në një hotel bavarez, mësohet se u vranë me një hark me shigjeta. Një prej viktimave ishte partneri i një prej dy grave të vrara në veri.
Të dy ngjarjet e rënda janë të mbështjella me mister, njoftuan autoritetet vendase. Prokurorët nuk kanë asnjë pistë konkrete, por frika e qytetarëve për një vrasës serial mbetet e lartë.
Tv Klan