Vrasjet në Berat – (16 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rikthehen frikshëm krimet dhe viktimat në qytetin e Beratit. Pas një periudhe relativisht të qetë plumbat e rmëve kanë marrë sërisht jetë njerëzish. Brenda 60 minutave dje kanë humbur jetën tre beratas. Në fillim rreth orës 17 e 15 policia e Beratit, ka gjetur të vetëvarur një 17-vjeçare me të meta mendore në shtëpinë e saj.
Vetëm 20 minuta më vonë pranë spitalit të Beratit një 45-vjeçar me të birin e tij qëlloi me automatik shtetasin Jashar Abazi, i cili vdes në vend dhe plagoset një tjetër. Shkaku i vrasjes sipas policisë së Beratit është një grindje banale e viktimës me vrasësit e tij vetëm pak orë para vrasjes në lokalin e tyre.
40 minuta më pas seriali i vrasjeve të së dielës ka vazhduar sërisht. Tre vëllezër vrasin në shtëpinë e tyre kunatin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Barrikadë dhe policia beratase ka mundur të arrestoj dy nga tre vrasësit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj