Vrasjet në rrethe – (15 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një i ri vritet në një fshat të Laçit. Sot në mesditë në fshatin Skuraj ka vdekur pas një grindje banale i riu Lekë Teska. Leka është grindur me një bashkëfshatar të tij dhe të dy i kanë drejtuar njëri-tjetrit grykët e armëve. Si pasoj e shkëmbimit të zjarrit vdes në vend Lekë Teska dhe plagoset rëndë kundërshtari i tij Gjin Brozi i cili aktualisht ndodhet në komisariatin e Kurbinit.
Vrasje dhe në Peqin. Rrahim Muça është bërë pre e një atentati brenda në shtëpinë e tij. Dje në mesditë është futur në shtëpinë e tij një bashkëqytetar i tij i cili më pas ka shtënë mbi Rrahimin duke e lënë atë të vdekur. Autori i krimit nuk është kapur ende nga policia elbasanase.
Në hyrje të Beratit një qytetar që po ecte në këmbë ka humbur jetën pasi ka rënë viktimë e rrotave të një makine që e ka vënë atë poshtë. Arben Hatia ka vdekur në vend si shkak i plagëve të rënda nga përplasja me makinën ndërsa shoferi që e aksidentoi për vdekje Ilir Kurani, është arrestuar tre orë pas aksidentit./tvklan.al
Gazetar – Eduard Frangaj