Vrau fqinjin, Gjykata lë në qeli ish-ushtarakun
Fatmir Demiri goditi me grushte Dorian Latollarin
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli ish-ushtarakun Fatmir Demiri, i cili akuzohet se vrau fqinjin e tij, Dorian Latollarin.
Shkak i vrasjes dyshohet konfliktet e pronësisë. Fillimisht vdekja e 60-vjeçarit u raportua si aksidentale, por raporti mjeko-ligjor zbuloi se ishte goditur me grushte dhe sende të forta.
Fatmir Demiri pranoi sherrin me të moshuarin, por avokati u shpreh se vdekja mund të mos inketë ardhur nga goditjet e ish-ushtarakut.
Tv Klan