Vrau burrë e grua në 1999, ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari


Vrau burrë e grua në 1999, ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari

18:38 11/11/2016

Autoritete greke kanë sjellë në Shqipëri një të dënuar me burgim të përjetshëm. 40-vjeçari nga Fieri, Feta Kaja është dënuar në vitin 2002 me burg për jetë, pasi është shpallur fajtor për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.

Feta Kaja

Rreth orës 23:00 të datës 7 gusht, viti 1999, Feta Kaja, Viktor Pelivani dhe Jurgen Bacja hynë në banesën e Bajram Driza dhe Natasha Driza për të kryer vjedhje.

Pasi janë diktuar nga cifti në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve. Çifti Driza sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi./ tvklan.al





Të ngjashme