Vrau djalin e hallës në Greqi, dënohet me 35 vite burg Denis Zaka
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Denis Zakën.
27-vjeçari nga Lushnja verën e vitit të kaluar vrau në Greqi djalin e hallës së tij pas një konflikti banal.
Prokuroia pati kërkuar burg për jetë për të riun, por duke qenë se ai pranoi gjykimin e shkurtuar përfitoi uljen e dënimit.
Denis Zaka, pasi vrau kusheririn e varrosi në një përrua. Ai tentoi ta fshehë ngjarjen duk u thënë të afërmve të tij se disa persona të tjerë e kishin vrarë gjatë një grabitje të një korrëse bari.
Ndërsa gjykata e Kavajës ka dënuar po me 35 vite burg Qamil Çelhakën, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Fatmir Çelhaka pas prerjes së një peme.
Ngjarja ndodhi dhjetorin e vitit të kaluar në fshatin Cikallesh ku dy të afermit kishin pronat e tyre. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur rëndë Yllson Isufi punëtori, i cili preu pemën.
/Tv Klan