
Vrau gruan dhe 5 fëmijët, burri kërkon të dënohet me vdekje
Një burrë në Florida është dënuar për vrasjen e gruas dhe pesë fëmijëve të tij.
Rreth tetë vjet pasi u akuzua për vrasjen e familjes së tij në apartamentin e North Naples dhe pasi fluturoi për në Haiti, Mesac Damas u deklarua fajtor të martën, pasi mbi të rëndonin gjashtë akuza për vrasje me paramendim, raportojnë mediat lokale.
“Unë e dua familjen, gruan dhe fëmijët e mi. Por kjo tashmë ndodhi. Nuk kam asnjë përgjigje për këtë. Do të doja të kisha përgjigje, por s’kam.”,
tha Damas në gjykatë.“Kur të jem përballë Perëndisë, do t’i bëj shumë pyetje. Për momentin, unë do të mbështetem në Zot dhe i kërkoj falje gjithë botës për këtë që kam bërë”.
