Vrau gruan, gjykata lë në burg 47 – vjeçarin


Vrau gruan, gjykata lë në burg 47 – vjeçarin

13:00 22/04/2016

Gjykata e Shkodrës la në burg biznesmenin e mobiljeve, Sadetin Sula, i cili akuzohet se ka mbytur gruan e tij.

Sula, jo vetëm që nuk ka pranuar krimin brenda familjes, por ka thënë para trupit gjykues se do të investojë para për të zbardhur të vërtetën.

Në sallën e gjyqit, Sula është shfaqur mjaft i shqetësuar.

“Nuk mund të vrisja nënën e tre fëmijëve të mi, do ta zbardh të vërtetën,

”- u tha ai gjykatësve dhe prokurorëve që ishin në seancën e masës së sigurisë.

Vrasja e 39 – vjeçares Suela Sula i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi mbi biznesmenin është ngritur akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Sadedin Sula dyshohet se mbyti më duar bashkëshorten e tij, Suela Sula. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në ambientet e mobilerisë “Evropa”, pronë e çiftit.

Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por më pas, policia arrestoi Sulën.

Tv Klan






Të ngjashme