Vrau kushëririn e saj përdhunues, në pranga 16-vjeçarja nga Librazhdi (12 Shtator 2000)
Kjo vajzë që me pranga në duar zbret nga furgoni i policisë është 16-vjeçarja nga fshati Kuturman i Librazhdit që katër muaj më parë vrau një 18 vjeçar pasi e kishte përdhunuar. Suzana 16-vjeçare e ka qëlluar bashkëfshatarin dhe kushëririn e saj me iniciale E.Ç pasi ky i fundit pas përdhunimit donte t’a çonte në Greqi për t’u trafikuar.
Ngjarja e bujshme pati mbushur kronikat televizive dhe faqet e gazetave prillin e sivjetshëm. Suzana e ulur dhe me pranga në duar ka dalë dje para gjyqtarëve me akuzën vrasje, por avokatet e minorenes kundështojnë duke thënë se vrasja ka ndodhur në mënyrë të vetëmbrojtjes.
Dje u pyetën dëshmitarë dhe ekspertët. Pas dy javësh gjyqtarët librazhdas do të japin vendimin për 16-vjeçaren Alla e cila me një pushkë vrau kushërin e saj përdhunues./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj