Vrau për gjakmarrje, ekstradohet 33-vjeçari i dënuar me 25 vite burg


Vrau për gjakmarrje, ekstradohet 33-vjeçari i dënuar me 25 vite burg

19:10 18/08/2016

Një 33-vjeçar shqiptar i dënuar me 25 vite burg për vrasje është ekstraduar nga Italia.

Bëhet fjalë për Genc Pjetrin, 33 vjeç, lindur në Lezhë. Ekstradimi i tij nga Roma drejt vendit tonë, u krye nga Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 25 vjet burg 33-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale  “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake.”

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al






Të ngjashme