Video e arrestimit/ Vrau shokun pas konfliktit për makinën, arrestohet 23-vjeçari
10 orë pas vrasjes së një të riu në fshatin Vranisht, të Vlorës, policia ka mundur të arrestojë autorin. Marjo Ribaj, 23 vjeç, i cili qëlloi me breshëri automatiku ndaj bashkëmoshatarit dhe shokut të vetë Fabjon Veizaj, u arrestua në vendin e quajtur "Qafa e Halimit" në Vranisht.
Në pranga përfundoi edhe Endri Pango, 28 vjeç, që policia thotë se ka bashkëpunuar me Marjo Ribaj në krim. Marjo Ribaj dhe Endri Pango janë kapur duke udhëtuar me automjetin tip "Fiat-Punto”, me targë AL 892 VS, të cilët në tentativë për t'iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme. Marjo Ribaj dhe Marjo Ribaj ishin shokë me njeri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës se Fabjon Veizaj, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vend. Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të shit-blerjes së një automjeti në muajin Gusht të 2016. Policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe armën e krimit "Automatik model 56", 2 krehëra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i kishte fshehur në mes të pyllit rreth 300 m larg banesës së tij. Marjo Ribaj ka qenë i dënuar më parë për vjedhje ndërsa Endri Pango për plagosje të rëndë me dashje./tvklan.al