Vrau shqiptarin, ulet dënimi për 24-vjeçarin italian


Vrau shqiptarin, ulet dënimi për 24-vjeçarin italian

10:34 01/12/2016

Është ulur me 4 vite dënimi për italianin 24-vjeçar Francis Caldarola. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit Florian Mesuti, dhe nga 18 vite do të vuaj 14 vite burg.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve për gjykim të shkurtuar dhe kjo i ka sjellë uljen e dënimit.

Mesuti u vra në 29 gusht të vitit 2014, pasi ndërhyri në një sherr fëmijësh, ku ishin përfshirë fëmija e një bosi të grupit kiminal “Liria e Barit” dhe një fëmijë shqiptarë./tvklan.al






Të ngjashme