Vret 5 persona dhe plagos 22 të tjerë për xhelozi
Pesë persona kanë mbetur të vrarë dhe 22 të tjerë u plagosën, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në një lokal në verilindje të Serbisë.
Autori i kësaj ngjarje është një 30 – vjeçar me iniciale Z.S, i cili u arrestua nga policia.
Sipas BBC, ai qëlloi fillimisht mbi bashkëshorten e tij dhe një grua tjetër, më pasi hapi zjarr në drejtim të klientëve që ndodheshin në lokal.
Policia, e cila po heton motivin që e shtyu 30 – vjeçarin për të kryer një akt të tillë, dyshon se shkaku kryesor është xhelozia.
Mes të lënduarve mësohet se janë edhe 3 fëmiijë./tvklan.al