Vret veten autori që ekzekutoi motër e vëlla në Mirditë
Fatmir Kolecaj, autori që ekzekutoi me armë ish- bashkëshorten dhe ish-kunatin, është gjetur i vrarë në banesën e tij.
Sipas informacioneve policore, 47-vjeçari ka vrarë veten.
Prej dy ditësh ai ishte në kërkim nga policia për vrasjen e ish-gruas Esmeralda Filopati 36 vjeç dhe vëllait të saj Vledison Filopati 34 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:40 në Kodër Rrëshen të Mirditës.
Policia kishte njoftuar se 47-vjeçari Kolecaj qëlloi me armë zjarri ndaj dy viktimave në oborrin e banesës së tyre. Pas ngjarjes, ai u arratis me shpejtësi.
Policia e Shtetit kishte vendosur edhe një njoftim për 5 milionë Lekësh për këdo që jep informacion për vendndodhjen e Fatmir Kolecaj.
Esmeralda Filopati dhe Fatmir Kolecaj kanë qenë të divorcuar me vendim gjykate dhe së bashku kishin 3 fëmijë. /tvklan.al