Vrimë e zezë në Diell me përmasa më të mëdha se Toka
Një vrimë e madhe e zezë me përmasat që i kalojnë ato të Tokës është shfaqur në Diell.
Vrima e zezë u pikas nga teleskopët e Agjencisë Hapësinore Amerikane.
Sipas NASA-s, ajo ka një diametër më të madh se 120 mijë kilometra dhe mund të vërehet edhe nga Toka.
Ekspertët amerikanë janë vënën në alarm, pasi kjo njollë e shfaqur në Diell mund të provokojë stuhi magnetike, që mund të vinin në rrezik sistemin e komunikimit në hapësirë, duke ndërhyrë te satelitët në orbitën tonë.
Sipas Solar Dynamics Observatory që është ngarkuar për monitorimin e situatës, vrima e zezë në Diell mund të shkaktojë ato që rrezet e klasit “M”, që do të çonin në paralizë komunikimin radio në të gjithë planetin, përfshirë edhe celularët, do të bllokonin komunikimet satelitore dhe lidhjet përmes internetit./Tv Klan