Vritet bashkëpunëtori i Zanit – (2 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vritet një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Zani Çaushit. Kështu ka deklaruar sot policia e kryeqytetit, ku në atentatin e djeshëm tek ura e Lanës pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës gjeti vdekjen Leonrad Idrizi 18-vjeç dhe u plagos një tjetër bashkëpuntor i Zanit Kledian Hyseni 20-vjeç.
Idrizi ka qenë i akuzuar si pjestar i bandës së Çoles, por u lirua së bashku me Zanin nga Gjykata e Tiranës. Ndërsa Hyseni figuron i akuzuar për një vrasje në urën e Mifolit i lënë më pas i pafajshëm nga gjykata. Po ashtu ka gjetur vdekjen dhe Mersin Kuteli, i cili qe duke shitur misër dhe plagosur 4 gra, të gjendur aksidentalish në vendngjarjen e mbrëmshme.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se i plagosuri Kledian Hyseni është shtruar në spitalin Ushtarak. Atentati ndaj dy të rinjve është bërë për motive hakmarrje, ndërkohë që policia ende nuk i ka identifikuar autorët të larguar në drejtim të paditur./tvklan.al