Vritet gazetari, u ekzekutua në pritë nga persona të armatosur


Vritet gazetari, u ekzekutua në pritë nga persona të armatosur

09:00 02/01/2021

Një gazetar është vrarë në një pritë të organizuar nga persona të armatosur në provincën e Ghor në Afganistan. Bismellah Adel Aimaq 28 vjeç ishte kryeredaktor i radios “Zëri i Ghor”.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit afgan. Ai është gazetari i pestë që vritet në harkun kohor të dy muajve në Afganistan.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani dënoi vrasjen e gazetarit dhe tha se qeveria e tij është e përkushtuar për të mbështetur lirinë e medias.

“Talebanët dhe grupet e tjera terroriste nuk mund të shuajnë zërat e ligjshëm të gazetarëve dhe mediave duke kryer sulme të tilla”, tha ai në një reagim në Twitter.

Vrasjet e gazetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit në Afganistan.

Gjatë muajit Dhjetor, talebanët deklaruan se nuk janë të përfshirë në vrasjet e punonjësve të mediave. /tvklan.al






Të ngjashme