Vritet i riu tek “Shkolla e Kuqe” (22 Gusht 1998)
Katër plumba pistolete dhe jeta e një të riu është shuar përfundimisht. Sot në Tiranë u vra para shtëpisë së tij 25 vjeçari Genti Dervishi i njohur me pseudonimin “Gent Kadaifi”. Dëshmitarët okularë thanë se vrasësi ishte një i ri i cili e ka qëlluar 25 vjeçarin para hyrjes së pallatit përballë “Shkollës së Kuqe”. Dervishi është dërguar me urgjencë në spital por pa shpresë.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes gëzhojat e plumbave dhe është drejt identifikimit të vrasësit. Ky i fundit ishte dërguar në drejtim të tregut të tejmbushur të Pazarit të Ri. Versioni më i mundshëm për kryerjen e këtij krimi mbetet hakmarrja. Sipas policisë Dervishi kohë më parë i ka shpëtuar një atentati që i ka ndodhur në të njëjtën vend./tvklan.al