Vritet në Siri Lavdërim Muhaxheri
Komandanti i vetëshpallur i ISIS, Lavdrim Muhaxheri është vrarë gjatë luftimeve në Lindje të Sirirsë. Lajmin për vdekjen e drejtuesit te shqiptareve te ISIS e konfirmon Misioni Special Monitorues në Siri dhe të afërm të terroristit. Ne faqen e Misioni Special Monitorues te Sirisë, shkruhet se “Komandanti shqiptar i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri, ish-punonjës i KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë, raportohet të jetë vrarë në Siri” Edhe xhaxhai i Lavdrimit, Bajram Muaxheri, konfirmoi përmes një postimi në Facebook se nipi i tij u vra ne luftë. Ai shkruan, “Vëllai im ka rënë shehid”. I ashtuquajturi “Kasapi i Kaçanikut” raportohet të jetë vrarë gjatë një sulmi të dronëve amerikanë në Siri. Mediat kanë raportuar disa herë lajme mbi vrasjen e tij, por ky i sotmi ka rezultuar të konfirmohet nga disa burime të sigurta. Një vit më parë Shërbimet e inteligjencës italiane raportuan se Muhaxheri ishte kthyer në Kosovë, ç’ka vuri në lëvizje autoritetet e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. /Tv Klan