Sarandë/ Vrasja e Aleksandër Bardhit, arrestohen 2 autorët

Viktima Aleksandër Bardhi

Sarandë/ Vrasja e Aleksandër Bardhit, arrestohen 2 autorët

20:35 25/09/2016

Policia e Sarandës ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, në fshatin Shëndëlli.

Në pranga kanë rënë Fernando Deda 25 vjeç dhe Gj. A. 15 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.A., policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit "Automatik" model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.arma

Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë personat e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim", për motive të dobëta.

Gjithashtu, Policia bën me dije se shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi: Një armë zjarri automatic model 56, një krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 26 copë fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

Aleksandër Bardhi, 47 - vjeç, babai i dy fëmijëve është ekzekutuar me automatik mbrëmjen e së shtunës në Fshatin Shëndëlli të Sarandës.

Trupi i tij pajetë ka mbërritur rreth orës 00:35 në spitalin e Sarandës.

Ka qenë djali i xhaxhait të viktimës, që e ka gjetur të shtrirë anës rrugës së fshatit.

Gjatë hetimeve të kryera deri më tani ka rezultuar se viktima ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Mirditë.

Më herët policia shoqëroi 16 persona, për të sqaruar rrethanat e vrasjes.

[caption id="attachment_223119" align="aligncenter" width="480"]Petrit Bardhi

Petrit Bardhi

[/caption]

Ndërkohë, viktima Aleksandër Bardhi është vëllai i ish - kryetarit të komunës Kaçinar, Mirditë, Petrit Bardhi. Ky i fundit, më datën 6 Shkurt të këtij viti u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të gjykatës, që prej datës 28 Tetor të vitit 2015, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Në shtëpinë e tij, gjatë muajit Tetor të vitit 2015, u gjetën 424 kg lëndë kanabis, 3 mijë fishekë dhe katër armë zjarri automatike kallashnikov, pa leje.

Petrit Bardhi u la i lirë nga Gjykata e Lezhës, më datën 18 Shkurt, 12 ditë pasi ishte arrestuar. Ndryshimi i masës së sigurisë, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" u bë nga gjyqtari Ilir Përdeda. Ai pranoi kërkesën e palës mbrojtëse, sipas të cilës, 43 - vjeçari vuante nga azma dhe gërhiste natën. /tvklan.al





Të ngjashme